Këngëtarja shumë e njohur Sabrina Carpenter, ka folur për herë të parë rreth publikimit të një këngë e cila i dedikohet pabesië së babait të saj ndaj nënës.

Edhe pse prindërit e Carpenter mbetën bashkë pas tradhtisë, ai episode për këngëtaren ka mbeur si një traumë.

Kënga është pjesë e një albumi që Sabrina e ka publikuar në vitin 2022 me titull “Email nuk mund të dërgoj”. Në tekst këngëtarja nuk heziton të shprehë ndjenjat e saj me ndershmëri apsolute,” shkruajnë mediat e huaja.

“A do të flasim? Ti ma neverit!” këndoj ajo teksa shton: “Mos më bëj të të shaj, pse më zhgënjeve, mos më kërko falje tani,” janë vargjet e këngëtares.

Ndër të tjera ajo ka shtuar në tekstin e këngës se tradhtia e babait të saj ndaj nënës e ka bërë të mos u besoj meshkujve, dhe se e ka vështirë të dashurojë siç duhet.

“Të fajësoj për çdo skenar të rastit më të keq që mund ta imagjinoj ”-thotë ajo: “Të jem 45 vjeç dhe dikush që më quan gruaja e tij të ma shkatërroj jetën brenda një natë! Mos prit që ta fal aq shpejt sa mami!”

Sabrina e mbyll këngën me disa vargje mjaft domethënëse teksa thotë: “Ti ishe modeli im, tani nuk të shikoj dot”.
Sipas asaj që zbulohet në këngë, nëna e saj, Elizabeth, ka falur bashkëshortin e saj, Davidin, për tradhtinë e tij.

Sipas protothma.gr, çifti mbetën bashkë dhe tani jetojnë në Palmdale të Kalifornisë. Këngëtarja ruan një marrëdhënie të ngushtë me familjen e saj dhe në intervistën e saj të fundit për Vogue, si dhe gjatë turneut të saj në San Diego, pranë saj ishin nëna dhe babai.

Duke qenë se marrëdhënia e saj me të atin duket se ka mbetur e fortë, nuk është për t’u habitur që këngëtarja u pyet se si reagoi kur historia e tyre familjare u zbulua publikisht përmes këngës.

A “Kjo këngë më ndihmoi të kuptoj shumë gjëra, shpresoj që edhe ai të kuptojë, ” tha ajo për Vogue:
E pyetur se si reagoi babai i saj kur dëgjoi tekstin, Carpeter u përgjigj me humor:
“Patjetër që nuk ia kam kënduar personalisht. E kam dërguar fillimisht te mamaja. Pati emocione të çuditshme në ekuacion.,” tha Sabrina.
© Panoramaplus.al
