21 Nëntor, 2025

“Ti ke pasur serat!”- U akuzuan se kishin ngritur “shtëpi bari” në Australi, Elvis Pupa dhe bashkëshortja reagojnë në rrjete sociale: Çfarë do thotë bota për ne!?


Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belinda Pupa, kanë reaguar sërish në lidhje me lajmet nga mediat e Australisë, se ata kishin ngritur një shtëpi bari.

elvis-pupa

Çifti ka publikuar në rrjetet sociale një video krah njëri-tjetrit, ku kanë ironizuar lajmet ndaj tyre.

“Ne jemi grupi armiqësor “Midhja”. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit”, është shprehur Elvisi, ndërsa bashkëshortja e tij shprehet se “hidrocentralin e kam pasur unë, ti ke patur serat”, duke nënkuptuar shtëpinë e barit.

Më tej Belina Pupa shprehet se “çfarë do thotë bota për ne”, ndërsa aktori ironizon duke thënë “e hodhën dobiçin në ferr dhe tani dalin na hedhin hi syve ne”.

elvis pupa2

Elvis Pupa: Ne jemi grupi armiqësor “Midhja”. Unë kam hedhur në erë hidrocentralin e Peqinit

Belina Pupa: Hidrocentralin e kam pasur unë pra!

Elvis: Po unë çfarë kam patur?

Belina Pupa: Ti ke patur serat!

Elvis Pupa: Po unë kam hedhur në erë serat e Sukthit. Kjo, hidrocentralin e Peqinit. Sa grup i rrezikshëm paskemi qenë mi.

Belina Pupa: Po ça do thotë bota për ne?

Elvis Pupa: Bota? “E hodhën dobiçin në ferr dhe tani dalin na hedhin hi syve ne. Hajde gëzuar për botën.

© Panoramaplus.al