25 Shkurt, 2025

“Ti je…”- Nicole Kidman zbulon komplimentin që urren të dëgjojë! Ja arsyeja


Nicole Kidman ka zbuluar së fundmi komplimentin që urren të dëgjojë kur të tjerët ja bëjnë.

Aktorja është shprehur se merr shumë komente të bukura, mirëpo njëra prej tyre e acaron.

Teksa ka folur për revistën “Time”, Nicole ka thënë se nuk i pëlqen ta quajnë “supergrua”.

Ajo shpjegoi se dikush e quan kështu sepse ajo arriti të menaxhonte karrierën dhe familjen e saj njëkohësisht.

Njerëzit shpesh më thonë: ‘Ti je supergrua’, e urrej. Mbaj mend që motra ime gjithmonë më ndihmonte.  Ajo edhe pse kishte fëmijë, kishte energjinë dhe mençurinë për të transmetuar njohuritë e saj tek unë,” theksoi ajo.

Nicole Kidman ka dy vajza me Keith Urban, Sunday Rose, e cila është 16 vjeç, dhe Faith Margaret. Aktorja ka edhe dy fëmijë nga martesa e saj e parë me Tom Cruise, Bella dhe Connor.

© Panoramaplus.al