Gjatë mbrëmjes së djeshme, me përfundimin e finales së madhe teksa të gjithë banorët po festonin në “After partyn” e përgatitur nga produksioni, Donald Veshaj zgjodhi të mos ishte prezent.

Kjo sepse, ai shfaqi hapur pakënaqësitë ndaj produksionit pas shpalljes së Ilirit si fitues i këtij eduicioni.

Edhe pse vete aktori nuk është prononcuar në rrjete sociale, miqtë e tij të afërt kanë bërë reagime të njëpasnjeshme për natën e mbrëmshme.

Këngëtari i njohur, Elgit Doda menjehërë pasi modëratorja e programit dha emrin e Ilirit si fitues I këtij edicioni, shkroi në Instastory: ‘Hajde gallatë hajde’.
“I drejti fiton një ditë. Mbajeni mend. Nuk hahet haku i një populli”,=ishin fjalët e tij.
Por, e gjithë kjo situatë nuk mbyllet me kaq pasi edhe partnerja e Elgitit, Klea Huta publikoi në Instastory një shkrim ku shfaqi hapur përkrahjen për Donald Veshaj dhe zhgënjimin për çmimin e madh ndaj balerinit shqiptar.
“Po ju e besoni këtë? Nuk e besoj që ju e besoni. Më vjen keq edhe një herë mu konfirmua se i drejti nuk fiton.
“Ti je BB i padiskutushëm, Donald Veshaj, për ne dhe për ata që nuk të deshën”, u shpreh Klea.

Ju rikujtojmë se që nga hyrja e Donaldit në ‘BBV’, Elgit Doda dhe partnerja e tij e kanë shfaqur hapur mbështetjen për aktorin.
© Panoramaplus.al
