Lidhja e Aida Doçit dhe Naser Qelit është komentuar mjaft në media. Çifti u njohën gjatë kohës që bashkëpunonin pasi Naser Qeli ishte menaxheri i këngëtares.
Ata publikonin shpeshherë foto së bashku në rrjetet sociale, ku Naseri e quante “motër“ Aidën.
Dhe sot çifti kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Lajmin e bëri publik vetë Aida Doçi me anë të një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Zyrtarisht bashkë. Ti i dhe kuptim jetës sime ❤️“
Ndërsa ndau me ndjekësit foto edhe nga momenti pas kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë.
Në një intervistë për “Prive” disa muaj më parë, këngëtarja tha se e ka njohur Naserin gjatë kohës që bashkëpunonin sepse ai ishte menaxheri i saj. Por, më vonë, filloi të shfaqej dashuria mes tyre.
Ndërkohë, foli edhe për martesën e parë të Naser Qelit dhe për fëmijët që ka me ish-bashkëshorten.
Aida tha se ka marrëdhënia shumë të mira me djalin dhe vajzën e tij dhe se ata e respektojnë shumë.
“Në asnjë moment e kaluara e Naserit nuk më ka penguar. Mundohem të mos i hyj në hak askujt, sepse kam vetë familje. Gjithmonë kam pasur kontakte me fëmijët e tij,”- u shpreh ajo.
Por, nuk mbeti pa u komentuar edhe fotoja që Naseri publikoi në vitin 2016, ku e quante Aidën motër.
Ai tha se nuk ka asgjë të keqe, ngase në atë kohë është ndjerë ashtu, ndërsa më vonë dyshja u dashurua.
/Panoramaplus.al
© Panoramaplus.al






