19 Shkurt, 2021

“Ti do të vdesësh!”- Billie Eilish kërcënohet me jetë, këngëtarja kërkon urdhër mbrojtjeje: Sa herë që e shoh dua të bërtas…


Billie Eilish ka kërkuar një urdhër mbrojtje kundër një burri, i cili dyshohet se e ka ngacmuar dhe kërcënuar këngëtaren me gjeste të frikshme afër shtëpisë së saj në Los Angeles, për gjashtë muajt e fundit.

HOLLYWOOD, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: Billie Eilish attends the 92nd Annual Academy Awards at Hollywood and Highland on February 09, 2020 in Hollywood, California. (Photo by Amy Sussman/Getty Images)

Personi në fjalë quhet John Hearle dhe sipas dokumenteve ligjore të marra nga “TMZ”, ai është vendosur në një shkollë pranë shtëpisë së saj.

19-vjeçarja pretendon se është bombarduar me letra kërcënuese dhe shqetësuese, madje pretendon se ai i ka bërë shenjën e prerjes së fytit kur Eilish e ka parë.

billie eilish (4)

“Ju nuk mund të merrni atë që dëshironi, përveçse nëse ajo që dëshironi është të vdisni për mua… Do ta marrësh vesh që së shpejti ‘uji’ do të rritet dhe ti me shumë mundësi do të vdesësh… Ti do të vdesësh!”, shkruhet në një nga letrat që i janë dërguar Billie-t.

Këngëtarja pretendon se është vëzhguar kur hynte e dilte nga shtëpia e saj.

billie eilish (3)

Ajo ka treguar se ndihet e frikësuar jo vetëm për veten, por edhe për familjen e saj. Policia po heton çështjen, por deri më tani nuk ka bërë asnjë arrestim.

billie eilish (2)

Në dokumentet e marra nga “The Blast”, Eilish thotë se Hearle i ka shkaktuar ‘dëmtim emocional duke përfshirë frikën për sigurinë time, frikën për sigurinë e familjes time dhe humbjen e ndjenjës së paqes dhe qetësisë dhe sigurisë në shtëpinë time dhe hapësirën personale që shkaktohet nga raste të përsëritura të ngacmimeve‘.

billie eilish (1)

Ajo gjithashtu tha: “Unë nuk ndihem më e sigurt kur dal jashtë shtëpisë time për të shijuar ushtrimet fizike në lagjen time, pasi ai mund të përpiqet të më afrohet dhe të më lëndojë. Sa herë që e shoh thjesht dua të bërtas”.

© Panoramaplus.al