Britney Spears ka ndarë me fansat një moment të dhimbshëm të saj.

Këngëtarja publikoi në Instagram një pamjet e momentit kur theu këmbën dhe tingullin që bëri.
Në videon e shkurtër, Spears shihet me stytjena të verdha dhe një palë pantallona të shkurtra të zeza duke kërcyer në një studio.
Por në fund të videos, 38-vjeçarja thyen këmbën dhe bien në dysheme.
“Mund të dëgjoni kërcitjen e këmbës sime kur u thye,”- shkroi Britney. “Më vjen keq, është pak tingull i lartë.”
Këngëtarja theu këmbën në fillim të këtij muaj dhe ishte i dashuri i saj Sam Asghari që bëri të ditur lajmin.
Ai publikoi një foto të Britney në spital dhe shkroi: “Luanesha ime theu këmbën duke bërë atë që do më shumë, duke kërcyer. I uroj shërim të shpejtë në mënyrë që të mund të kërcejë dhe vrapojë.”



