Larry Flynt, themeluesi i revistës “Hustler” ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Ishte vëllai i manjatit të pornos, Jimmy Flynt, ai që konfirmoi vdekjen e tij për “Washington Post”. Larry vdiq në gjumë nga një sulm në zemër.
I lindur në 1942, ai u rrit në një familje të varfër në Kentucky. Pas një pune në forcat e armatosura dhe një pune që nuk zgjati shumë në një fabrikë të General Motors, ai hapi “Klubin Hustler” me vëllain e tij në Dejton, Ohio, në 1968. Flynt ishte një figurë e shquar në industrinë e pornografisë për gati 50 vjet.

Në 1973, ai kishte një zinxhir të klubeve të striptizmit dhe një gazetë, për t’i promovuar ato.
Në 1974, ky botim do të shndërrohej në revistën pornografike “Hustler”, duke konkurruar me “Playboy”, me fotografi dhe tekste të guximshme me një ton qëllimisht shumë provokues.
Flynt u qëllua në 1978 ndërsa qëndronte jashtë një gjykate në Gjeorgji gjatë një gjykimi. Tentativa për vrasje e la atë të paralizuar, në karrocë të cilën ai e kishte veshur me ar.

Autori i kësaj ngjarje nuk u akuzua kurrë, sidoqoftë ai u ekzekutua vite më vonë, në 2013, në lidhje me një seri vrasjesh pa lidhje.
Larry u martua pesë herë dhe kishte pesë vajza dhe një djalë. Një nga vajzat e tij Lisa Flynt- Fugate vdiq në 2014 në moshën 47-vjeçare në një aksident me makinë.

I përfshirë në beteja ligjore, ai vazhdoi të rriste perandorinë e tij me botime të tjera, duke ngritur studiot e specializuara me përmbajtje pornografike.
Në vitin 2000, madje hapi një kazino në Los Angeles, ku jetoi për dekada.

Flynt ia kushtoi jetën lirisë së fjalës. Ai ishte i zëshëm kundër Donald Trump dhe madje ofroi një shpërblim prej 10 milion dollarësh në 2017 për këdo që jep prova që mund të çojnë në fajësimin e tij.
© Panoramaplus.al
