9 Gusht, 2025

Thellohet skandali, Policia e Shtetit tërhiqet nga ambienti i News24 dhe Gazetës Panorama! Ushtria zapton godinat e mediave


Televizioni News24, Balkanweb, Gazeta Panorama dhe Gazeta Shqiptare ditën e sotme janë ndaluar të ushtrojnë detyrëne tyre për të raportuar lajmet.

Policia ushtarake zaptimi news242

Gjatë ditës nën drejtimin e Ardi Veliut, administratorit të shoqërisë KAYO, ambienti i News24 është rrethuar nga forcat e shumta, ndërkohë që është ndërprerë sinjali i transmetimit, po ashtu dhe gazetarët janë nxjerë jashtë forcërisht.

Policia ushtarake zaptimi news24

Pas disa orësh uzurpim të ambienteve të mediave në Focus Media Neës dhe Panorama Group, Policia e Shtetit është tërhequr nga rrethimi i godinës.

Godita është ‘pushtuar’ tashme nga Policia e Ushtarake, ndërkohë që televizioni me i rëndësishëm informativ i Shqipërisë vazhdon të jetë me sinjal të fikur, pasi i gjithë stafi, tekniket, kameramanët, gazetarët dhe drejtuesit e mediave nuk lejohet të futen në godinë.

Për këtë ngjarje të rëndë kanë reaguar organizatat e mbrojtjes së mediave, faktori politik dhe ekspertë të njohjes së ligjit, por situata mbetet totalisht e bllokuar.

Policia ushtarake zaptimi news2421

© Panoramaplus.al