18 Janar, 2024

Thellohet skandali i futbollistit të njohur. E braktisi gruaja shtatzënë me fëmijën e katërt kur mësoi se kishte edhe të dytin me të dashurën


Futbolli anglez prodhon vazhdimisht skandale të ndryshme dhe ai i Kajl Uoker, mbrojtësit të Mançester Sitit dhe komëbtares së Anglisë, është ndër më të bujshmit e viteve të fundit. Futbollisti është kapur mat për herë të dytë radhazi nga gruaja, Ani Kilner, pasi e dashura e tij zbuloi se edhe fëmija i dytë i saj, kishte lindur nga marrëdhënia me Uoker.

 

 

 

Ani i kishte falur Uoker tradhtinë e parë me modelen Lourin Gudman, me të cilën Uoket kishte një fëmijë. Por pak mua më parë, Lourin u bë me fëmijën e dytë dhe pas javë më parë, zbuloi se edhe ai ishte i Uoker. Me sa duket, mbrojtësi anglez jetonte paralelisht me të dy familjet. Kjo solli vendimin e gruas së tij që ta divorconte, edhe pse priste një tjetër fëmijë nga ai.

Uoker dhe Ani kanë bashkë 3 fëmijë, por “The Sun” ka zbuluar se ajo është shtatzënë me të katërtin. “Në vend të një momenti gëzimi, po lufton fort për pasojat e këtij skandali”, shkruante tabloidi britanik, duke sqaruar se vetëm djali i madh aktualisht po jeton me të atin, teksa Ani ka punësuar një avokat të njohur që të merret me çështjet e divorcit.

© Panoramaplus.al