8 Nëntor, 2023

“Theftë këmbën”- E tradhtoi të fejuarën me shoqen e saj të ngushtë, futbollistin shqiptar e zënë “mallkimet”!


Vesa Vllasaliu është një ndër konkurente më të komentuara të “Big Brother Vip Kosova” për shkak të deklaratave që ajo ka bërë kohët e fundit për ish-partnerin e saj, futbollistin e njohur Mërgim Berisha.

vesa vllasaliu mergim berisha5

Modelja ka treguar se ish i fejuari i saj, e ka tradhtuar atë me bashkëshorten e tij aktuale vetëm dy muaj para dasmës, e cila ishte shoqja e ngushtë e saj.

mergim berisha edona

Teksa Vesa mes lotësh po tregonte versionin e saj të historisë, një ndër konkurentët i uroi më të keqen futbollistit.

“Duhesh të marrësh kohë për vete, ti e di sa e mirë je, e dimë edhe ne të tjerët, edhe qaj kot më për një qen e për tjerë që s’ia vlejnë. Kurrë gol mos shënoftë, e theftë këmbën”, u shpreh Azemi.

Mirëpo mesa duket këto “mallkime” i kanë rënë futbollistit pasi së fundmi ai ka pësuar një lëndim në gjuhë gjatë stërvitjes së tij.

Lajmi është konfirmuar nga klubi gjerman në të cilin ai luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.

“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.

Gjatë një bisede me vajzat Vesa ka treguar se ka qenë shtatzënë dhe e ka humbur fëmijën me Mërgimin vetëm dy javë pasi ata ishin ndarë, ndërsa shtoi që prindërit e saj nuk e dinë akoma.

Dy javë pasi jam ndarë kam shkuar në Itali për festën e beqarisë së shoqës time dhe kam ngrënë diçka që kisha alergji. Më dërguan në spital dhe doktorët më kanë pyetur a je shtatzënë, unë u kam thënë që s’jam, pas një kohe kam pasur gjakderdhje. Nuk e dinë as nëna, as babi. Aty e kam ditur see kam pasë shumë gjakderdhje”, tha ajo.

mergim-vesa (1)

Pas kësaj modelja tha që është në një lidhje dashurie për të cilin e din edhe banorja Shqipe Hysenaj.

Unë kam dikën jashtë e din edhe Shqipja. Ai i ka treguar Shqipes.”– tha Vesa duke mos zbuluar më shumë rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.

Nga ana tjetër e shokuar me akuzat ndaj vëllait të futbollistit, Mërgim Berisha, pas deklaratave të tij ku shprehej se ish-kunata s’kishte respektuar asnjë prej familjarëve të futbollistit dhe se bën gjithçka për famë.

Pasi titujt e mediave iu shfaqën në ekran lidhur me deklaratat e Besart Berishës, banorja e Big Brother Vip Kosova u shpreh gjatë spektaklit se ish-kunati i saj ka tradhtuar bashkëshorten e tij, si edhe i ka dërguar mesazhe edhe vetë Vesës, SMS që modelja pretendon se i ka akoma të ruajtura.

“Vëllai i vet normal që flet keq për mua, sepse kam biseda që ai më ka shkruar. Ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij, më ka shkruar edhe mua. Kur i kam thënë të fejuarit tim, e kam screenshot, kështu që më qetë. Le të flasin çfarë të duan dhe të bëjnë çfarë të duan, i kam unë të gjitha dhe avokati im”, u shpreh Vesa Vllasaliu.

vesa vllasaliu mergim berisha

© Panoramaplus.al