Familja e njohur në mbarë botën me shfaqjen e tyre televizive, Kardashians janë rkithyer fuqishëm pas mbarimit të ‘’Keeping Up with Kardashians’’. Reality-show erdhi i formatuar ndryshe këtë vit në një tjetër platformë transmetuese, Hulu dhe me një emër krejtësisht të ri.

Një version më avangard i shfaqjes origjinale që e bëri familjen të famshme. Sipas Hulu, premiera e serialit ‘’The Kardashians’’ ka thyer rekorde shikushmërie në Shtete e Bashkuara të Amerikës.
‘’The Kardashians’’ është premiera e serialit më të shikuar në Hulu në Amerikë, si dhe në platformat e tjera të transmetuara si në Disney + Star dhe Star Originals e ne të gjitha tregjet globale deri më tani’’, tha një zëdhënës i Hulu për revistën Variety.

Sipas marrëveshjes, Hulu do të nisë 40 episode të ”The Kardashians”, të ndara në sezone me 10 episode. Në premierën e tapetit të kuq në fillim të këtij muaji, anëtarët e familjes u shprehën me shaka se do të donin të bënin 20 sezone të tjera të serialit të tyre të ri, ashtu si shfaqja e tyre e mëparshme në platformën E!


