3 Gusht, 2018

Thanë se fejesa është shpikje, por koreografi dhe balerina e njohur pushojnë bashkë (FOTO)


Prej disa kohësh po përflitet se koreografi i njohur Albi Nako është në një lidhje me balerinën, Alba Hoxha. Madje u tha se ata të dy e kishin zyrtarizuar lidhjen dhe se shumë shpejt do të fejoheshin.

Por lidhur me këto lajme reaguan që të dy duke i mohuar ato. Alba u shpreh se fejesa e tyre është një sajesë dhe se ata nuk janë në një lidhje.

“Fejesa është një shpikje. Asgjë nuk është e vërtetë dhe mjaft më me aludime të tilla. S’jam në marrëdhënie me Albin dhe nuk dua të flitet më për këtë”, tregoi Alba duke përgënjeshtruar çdo lajm.

Edhe pse ata të dy i mohojnë zërat se janë në një lidhje, së fundmi i kanë bërë lëmsh të gjithë ndjekësit me videot dhe fotot që kanë postuar. Dyshja ka publikuar disa pamje në rrjetin social “Instagram”, ku shihen se ndodhen në të njëjtin destinacion.

Siç vihet re nga fotografitë, të dy ndodhen në Itali dhe postimet që kanë bërë kanë ngritur dyshimet përsëri te fansat e tyre.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al