25 Maj, 2018

Thanë se është e lidhur me Feron, Roza Lati zbulon të vërtetën dhe të dashurin… (FOTO)


Moderatorja e njohur Roza Lati para disa ditësh pati të ftuar në emisionin e saj reperin Fero. Duke qenë se kanë qarkulluar thashetheme se ata të dy janë të lidhur, Roza i tha Feros që të putheshin në buzë.

E pas këtij veprimi, fansat i bindën se janë të lidhur, por këtë herë moderatorja u ka dhënë fund këtyre fjalëve.

Për herë të parë ajo publikoi në “Instastory” një video me të dashurin e saj, ku shfaqeshin duke shkëmbyer puthje pasionante në publik, teksa darkonin së bashku.

Por Roza vendosi ta mbulonte fytyrën e të dashurit, duke na treguar vetëm trupin e tij të mbushur me tatuazhe.

Moderatorja nuk e ka lënë me kaq. Pak më parë ajo ka shpjeguar për ndjekësit e saj në “Instastory” arsyet pse deri më tani e kishte mbajtur të fshehtë lidhjen e saj nga publiku dhe i ka mbyllur gojën atyre që hamendësuan për lidhjen e saj me Feron.”Mungesa e informacionit për kureshtarët i bën tu tejkalojë truri në fantazira. Kurrë nuk kam dalë publikisht dhe të kem thënë ‘Ky është i dashuri im’, sepse nuk e meritonte dikush këtë kurorë floriri kaq të rëndë t’ja vija mbi kokë.”

“E kisha llogaritur këtë zhurmën virtuale që do egërsoheshin njerëzit në rrjete sociale me puthjen që dashë në programin tim ‘Why not’, ashtu siç e kam llogaritur edhe këtë gjë tani…”, thotë Roza, duke publikuar në “Instastory” foto ose video me të dashurin nga data të ndryshme, që prej fillimeve të lidhjes së tyre e deri në ditët e sotme.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al