Dario Doka ka marrë vëmendje së fundmi me një deklaratë të bërë për Meriton Mjekiqin.

Ai publikoi në Instagram një postim, ku shkruante:
Shpifës, injorant, burracak. Harron Meritoni që shkruante për 4-she në hotel, dhe pasi nuk pranova më bëri bllok…ahh që s’jam aty t’ia plas njëherë fytyrës ordiner”.
Dario ka qenë i ftuar në ‘Fan Club’, nga ku ka komentuar postimin në fjalë
“Unë gjërat që them nuk i them për vëmendje, janë të vërteta dhe unë mbaj përgjegjësi për gjërat që them. Ka 5-6 vite që ka ndodhur, nuk po e akuzoj, po them që ka ndodhur, kam folur në kamer me të, por dhe të kisha mesazhe nuk kam pse i nxjerr se janë private. Nuk pranova të takohem se nuk jam tip që bëj nga këto gjëra dhe më bëri bllok menjëherë pasi refuzova. Jam gati të përballem me të nëse ai e kërkon”- u shpreh ai.
Stresi i ftuar gjithashtu në studio bëri një koment për këtë deklaratë të artistit.
“E besoj atë që ka thënë Dario, nuk e njoh fare këtë djalin por nuk del njeri të thotë deklarata të tilla kot”- tha Stresi
© Panoramaplus.al

