Moderatorja e njohur Roza Lati pak ditë më parë zbuloi se është në një lidhje me një mashkull. Një gjë të tillë e pohoi së fundmi teksa ishte duke bërë një video live dhe një nga komentuesit e ofendoi duke i thënë se kishte patur marrëdhënie edhe me reperin Fero.

Aty replika e Rozës ishte shumë e prerë duke thënë se prej 8 muajsh kishte marrëdhënie me një mashkull tashmë. Por teksa konsumon një kafe në diell me njërën nga mikeshat e saj, sigurisht që nuk do të mungonin as fotot.

E në njërën prej fotografive të postuara në “Instastorie”, ajo shkruan “Bobooo na gjeti vera single”, duke nxjerrë kështu vetën blof.

PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
