8 Maj, 2018

Tha se është e varfër, por ja jeta luksoze që bëjnë Silva e Dafi në Australi (FOTO)


Këngëtarja e njohur Silva Gunbardhi dhe partneri i saj, Dafi, prej disa ditësh janë vendosur në Australi ku do të mbajnë disa koncerte.

Nëpërmjet fotove të postuara në rrjetin social “Instagram”, çifti i famshëm na ka njohur edhe me jetën luksoze që ata po bëjnë gjatë këtyre ditëve.

Por duke marrë parasysh deklaratën e vetëm pak kohëve më parë nga ana e Silvës, e cila u shpreh publikisht se kishte probleme ekonomike, të gjithë kemi ngelur të befasuar nga jeta luksoze e tyre.

Nga pamjet e publikuara në “Instagram” shohim se Silva dhe Dafi janë vendosur në një vilë super luksoze në Australi dhe kanë në dispozicion makinat më të shtrenjta të momentit.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al