28 Shkurt, 2022

Tha se e la alkoolin. Adele kapet mat duke pirë në club, rrëzohet në tokë nga pija


Adele me sa duket i është rikthyer pijes vetëm pak muaj pasi u zotua se nuk do të konsumonte më alkool për të mbrojtur zërin e saj.

Gjatë bisedës së saj me Oprah Winfrey në nëntor të vitit të kaluar, këngëtarja 33-vjeçare foli për konsumimin e tepërt të alkoolit, nga i cili vendosi të hiqte dorë menjëherë pasi u nda nga ish-bashkëshorti i saj.

Këngëtarja i tha Winfrey-t gjatë intervistës: “Sapo kuptova se kisha shumë punë për të bërë me veten time, ndalova së piri dhe fillova të ushtrohesha shumë për të më mbajtur të përqendruar.

Megjithatë, sipas “Star Magazine”, krijuesja e hitit ‘Easy On Me’ është parë duke konsumuar alkool në fillim të këtij muaji kur ajo goditi një klub në Londër.

Kishte servis me shishe dhe ajo po pinte si peshk. Në një moment, ajo ra mbrapsht! Një minutë ajo qeshte dhe tjetrën po qante,” -ka treguar një burim për revistën.

Në fakt para pak javësh Adele është parë duke pirë e kërcyer në një lokal të njohur homoseksualësh në Londër. Ajo u zhvesh në të brendshme dhe kërceu në tub me striptistet.

E dehur duke kërcyer në një club striptizmi, videoja e Adele

© Panoramaplus.al