20 Maj, 2025

Tha se do të luante fima deri në moshën 80-vjeç por Tom Cruise merr vendimin tjetër: Nuk do të ndalem derisa…


Filmi i ri “ Mission: Impossible ” mund të jetë kapitulli i fundit i Tom Cruise si Ethan Hunt, por aktori i famshëm duket se nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij në film, pasi në një intervistë të fundit deklaroi se do të vazhdojë të bëjë filma deri në moshën 100 vjeç.

Teksa foli për “The Hollywood Reporter”, ylli 62-vjeçar sqaroi: “Thashë se do të bëja filma deri në moshën 80 vjeç, do t’i bëj deri në moshën 100 vjeç. Nuk do të ndalem kurrë. Nuk do të ndalem së bëri filma aksion, nuk do të ndalem së bëri drama, komedi, jam i emocionuar.”

Cruise, i njohur për obsesionin e tij për të kryer vetë të gjitha akrobacitë e rrezikshme në filmat e tij, duket se nuk ndikohet nga kalimi i kohës. Në filmin e tetë të “Mission: Impossible”, të titulluar “ The Final Reckoning ”, aktori merr pjesë edhe një herë në skena aksioni mbresëlënëse.

 

© Panoramaplus.al