11 Shkurt, 2019

Tha se do hiqte dorë nga aktrimi, por aktorja e famshme turke rikthehet me serialin e ri


Aktorja e famshme turke, Tuba Buyukustunm e njohur në vendin tonë si Elif te “Diamante dhe Dashuri”, si dhe Syhan te seriali “Xhesuri dhe e bukura”, i befasoi fansat e saj pak kohë më parë me lajmin se do të hqite dorë nga aktrimi.

Ajo zbuloi se shkaku i këtij vendimi ishte dëshira e madhe që kishte për të ndjekur ëndrrën e saj për t’u bërë skenariste. Madje, ajo e kishte gati edhe skenarin e parë.

Por së fundmi mediat turke kanë njoftuar se aktorja i është rikthyer aktrimit. Ata bëjnë të ditur se Tuba përzgjedhur si aktorja kryesore e një seriali në Netflix, i cili pritet të jetë shumë e suksesshëm dhe me siguri do t’ju fiksojë para ekranit.

Gjithashtu thuhet se Tuba do të luajë krah aktorit turk Cem Yigit Uzumoglu. Seriali do të ketë 6 pjesë dhe xhirimet e tij do të nisin në muajin mars.

© Panoramaplus.al