29 Janar, 2021

Testohet katër herë në javë për Covid-19, Cardi B reagon e revoltuar: Kjo është kthyer në biznes…


Cardi B ka treguar edhe më herët se testohet herë pas here për Covid-19 për shkak të frikës, por edhe sepse është në kontakt me shumë njerëz, shkruan “People”.

cardi b (2)

Së fundmi, reperja ka treguar se në fakt shpenzon shuma të mëdha parash jo vetëm për t’u testuar vetë, por edhe për skuadrën e saj. Ajo është shprehur se në këtë situatë shumë njerëz po përfitojnë në kurriz të të tjerëve.

cardi b (3)

Unë testohem për Covid 4 herë në javë. Skuadra që kujdeset për mua dhe menaxherët po ashtu testohet. Sa herë që ne testohemi harxhojmë 250$. Kjo është me të vërtetë një biznes i ri”, ka treguar ajo.

cardi b (1)

Fansat kanë menduar se reperja i bënte testet falas, por ajo ka shpjeguar se kjo ndodh vetëm në rastet kur ke simptoma të Covid.

cardi b (5)

Është falas kur shkon tek doktori, por kur është për punë dhe ti duhet të marrësh njerëz që ta bëjnë testin në shtëpi, nuk është falas. Është e domosdoshme që të testohemi, sepse nëse ti je në hapësirën time dhe infektohesh me Covid, unë mund të paditem”, është shprehur reperja.

cardi b (3)

Cardi ka shpjeguar se nuk e ka bërë të gjithë këtë për t’u ankuar, por për të nxjerrë në pah faktin se testimet “janë kthyer tashmë në një biznes të mirëfilltë, sikur të ishin pjesë e planit të pandemisë”.

© Panoramaplus.al