26 Nëntor, 2019

Tërmeti në Shqipëri, ja çfarë shkruajnë mediat e huaja


Një tërmet i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave paraprake, lëkundjet kanë patur një magnitutë 6.4 ballë të shkallës rihtër, më i forti që ka goditur deri më sot vendin tonë.

Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana.

Për tërmetin e fuqishëmkanë shkruar edhe mediat e huaja.

“BBC” ka shkruar se tërmeti ka shkatërruar ndërtesa duke zënë shumë persona poshtë. Lëkundjen e tij janë ndjerë deri në Itali, Serbi e Kosovë.

Sipas të famshmes “The Guardian”, ky tërmet ka shkaktuar shumë viktima të cilët kanë humbur jetën.

“Një nga viktimat në Durrës ishte një grua e moshuar që shpëtoinipin duke e mbrojtur me trupin e saj”, shkruan ndër të tjera ‘The Guardian’.

Ndërsa “DW” shkruan se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë në dekada dhe shumë persona kanë humbur jetën sepse kanë mbetur poshtë rrënojave.

 

© Panoramaplus.al