Moderatorja bukuroshe Marina Vjollca është gjithmonë në qendër të vëmendjes nga fansat e saj dhe mediat rozë. Së fundmi ajo u përfol për lajmin e bujshëm të martesës së saj me reperin kosovar, Getoar Selimi.

Që pas përfundimit të emisionit “C’est la vie”, moderatorja nuk është parë në ekran. Fillimisht Marina shijoi disa ditë pushime me bashkëshortin dhe motrën e saj, Luana.

Por duket se përveç udhëtimeve, bukuroshja shijon tepër edhe qëndrimin në shtëpi. Ditën e sotme ajo ka ndarë me fansat në “Instastorie” një video që i ka bërë të gjithë të qeshin.

Marina ka publikuar imazhin e një mace e cila qëndron e ulur në karrige, ndërkohë që mban veshur një robdishan, syze dielli dhe ka pranë një gotë verë.

“Unë në shtëpi”, ka shkruar me shaka krah videos moderatorja, duke lënë të kuptohet se ajo i bën të njëjtin trajtim vetes sa herë ndodhet në shtëpi.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
