Që pas pjesëmarrjes në “Amici”, balerina Klaudia Pepa është zhvendosur në Itali, ku po merret me karrierën e saj.
Pepa publikon shpesh foto e video në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”, duke ndarë kështu me fansat e saj momente nga puna por edhe nga përditshmëria.

Së fundmi ajo ka publikuar një video teksa shfaqet në dhomën e gjumit, e veshur me një body ngjyrë lejla dhe pa reçipeta. Nga pamjet mund të shihni Klaudian teksa duke kërcyer hidhet mbi shtrat.
Më pas ajo është rrotulluar dhe ka mbuluar fytyrën me duar duke buzëqeshur. “Kur je gjithë ditën në shtëpi”, ka shkruar balerina në postimin e saj, duke zbuluar se çfarë bën në shtëpi kur nuk ka impenjime të tjera.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
