Billie Eilish pak kohë më parë pranoi se kishte tentuar të vriste veten. Ndërsa tani këngëtarja ka treguar sesi komentet në rrjetet sociale po i shkatërronin jetën.

18-vjeçarja foli rreth kësaj teme gjatë një interviste për BBC Breakfast.
Kur fituesja 5 herë e çmimeve Grammy u pyet nëse ende lexonte gjithçka që shkruhej në internet, ajo u përgjigj që kishte ndaluar së bëri këtë gjë.
“Kam pushuar së lexuari komentet plotësisht,”- tha Eilish, duke shpjeguar: “Po më shkatërronin jetën.”
Më pas reflektoi për urrejtjen që ka marrë nga ndjekësit e saj: “Është e çuditshme. Sa më shumë gjëra të mira ti bën, aq më shumë njerëzit të urrejnë. Është çmenduri.”
Kur u pyet për zgjidhjen, ylli i “Bad Gay” u përgjigj se nuk kishte një përgjigje.



