10 Janar, 2020

Tentoi të vrasë dajën e Adelina Tahirit për pasurinë, reagon vëllai i pedagoges: Është rrahur brutalisht nga i shoqi, kishin probleme prej 20 vitesh


Lajmi se bashkëshortja tentoi të vriste dajën e Adelina Tahirit, Abdulla Mehmetaj ka pushtuar titujt e mediave.

976668D3-DD1A-4417-9CB4-B7CCA1A13FE3

Mehmetaj akuzoi bashkëshorten Arlindën e se tentoi ta vriste për shkak të pasurisë. Ky version u mbështet edhe nga këngëtarja me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Por kanë qenë pedagogia dhe vëllai i saj që kanë mohuar lajmet.

Vëllai i të akuzuarës, i identifikuar si B., Ndoci tha për Icon Style se lajmi është i pavërtetë dhe se Arlinda është dhunuar brutalisht nga bashkëshorti për shkak të problemeve martesore që kishin prej 20 vitesh.

Ndërsa shtoi se pre e dhunimit kanë rënë edhe dy vajzat e tyre që kanë shkuar tek gjyshja. Ndoci u shpreh se motra e saj ndodhet në spital dhe se policia është njoftuar në lidhje me ngjarjen.

“Për shkak të problemeve 20-vjeçare martesore, maltretimeve psikike dhe fizike nga ana e burrit edhe në natën e fundit të kobshme kur bashkëshortja rrihet brutalisht nga i shoqi i saj, e cila detyrohet të ik te familjarët e saj. Arlinda ende është në spital në Klinikën e qytetit. Dy vajzat e saj gjenden te familjarët e nënës me trauma të rënda psikike dhe lëndime trupore. Të gjitha këto informacione i ka edhe policia e cila është e njoftuar me rastin. Vajzat kanë qenë të detyruara nga inspektorët të lëshojnë shtëpinë, por për shkak të sigurisë së tyre me urdhër të inspektorëve policor, ato nuk janë dërguar në Qendra sociale, por te familjarët e nënës”. Ndërkohë, KOHA merr vesh se po vazhdojnë hetimet e policisë dhe Prokurorisë dhe se shumë shpejt do të ketë epilog rasti në fjalë,”- tha ai.

Ndërsa vetë pedagogia u shpreh se lajmi është i gjithi shpifje.

Ndonëse nuk ka dhënë detaje mbi versionin e saj të ngjarjes.

“I bëjë me dije publikut të gjerë dhe mediave online, se qysh nesër do të bëjë kallëzim penal për shpifje dhe rastin do ta paraqesë në Policinë e Kosovë, në mënyrë që drejtësia ta nxjerrë në shesh të vërtetën dhe ata që e kanë porositur këtë artikull dashakeq dhe ata që e kanë publikuar pa i konfirmuar informatat, ta marrin dënimin e merituar,”- u shpreh ajo.

LEXONI PËR MË SHUMË:  E lidhi me litar dhe e goditi me çekan në kokë, nusja tenton të vrasë dajën e këngëtares, reagon Adelina Tahiri (foto)

6F8E92FD-8DC0-474C-85E2-5EC949681860-225x300

3FEA0AFF-B039-493B-83A3-C2494365B3BE-225x300

 

© Panoramaplus.al