1 Prill, 2021

Tentoi të futej në pishinën e shtëpisë së saj lakuriq, Kendall Jenner punëson më shumë roje të armatosur pas kërcënimeve me vdekje


Kendall Jenner është larguar nga shtëpia e saj dhe është zhvendosur në një vend të ri së bashku me forcat e sigurisë të armatosura, pas disa ngjarjeve të frikshme që përjetoi së fundmi.

kendall jenner (9)

“TMZ” bëri me dije se një person i fiksuar pas modeles u shfaq në shtëpinë e saj në orën 02:00 të mëngjesit dhe u përpoq të notonte lakuriq në pishinën e shtëpisë.

kendall jenner (11)

Për fat të mirë, ekipi i saj i sigurisë arriti ta ndalonte të panjohurin derisa mbërriti policia dhe ai u arrestua. Kendall gjithashtu mori një urdhër ndalimi të përkohshëm kundër një djali tjetër, i cili i tha policisë se kishte në plan ta gjuante dhe ta vriste atë, e më pas edhe veten e tij.

kendall jenner (3)

Sipas “TMZ”, supermodelja nuk ka në plan të kthehet në shtëpinë e saj në Beverly Hills pas incidenteve të fundit.

kendall jenner (6)

Kendall u zhvendos nga shtëpia e saj, sepse rreziku i qëndrimit atje është shumë i lartë. Ajo është zhvendosur në një vend të sigurt me forca të armatosura sigurie, por nuk dihet ende nëse do ta shesë banesën.

kendall jenner (7)

Gjithashtu “TMZ” bën me dije se kërcënimet e vazhdueshme po i shkaktojnë asaj shqetësim të madh emocional dhe ankth.

kendall jenner (4)

Kjo nuk është hera e parë që Kendall përballet me incidente të tilla. Në vitin 2016, ajo shkoi në gjykatë për të dëshmuar për një çështje përndjekjeje, ndaj një personi që u kap në pronën e saj private shumë herë. Në vitin 2018, përndjekësi mori një urdhër ndalimi 5-vjeçar.

kendall jenner (8) kendall jenner (10) kendall jenner (2)

© Panoramaplus.al