3 Shkurt, 2020

Tensionohen marrëdhëniet, Meghan Markle dhe Princi Harry në prag divorci? Çifti në “betejë” për të mbajtur martesën “gjallë”


Meghan Markle dhe Princi Harry raportohet se janë në prag të divorci. Një burim tha për Life & Style se marrëdhënia e çiftit është tensionuar përgjatë dy muajve të fundit për shkak të lajmeve në mediave.

 

Edhe pse Princ Harry do bënte gjithçka për Meghan, raportohet se është prekur nga të gjitha komentet negative që ai dhe bashkëshortja e tij kanë marrë.

Por pëveç faktit që janë vazhdimisht në qendër të mediave, marrëdhënia e çiftit mbretëror është tendosur gjithashtu për shkak të së shkuarës së tyre të ngjashme.

Princ Harry dhe Meghan Markle vijnë nga familje të shkatërruara si edhe prindërit e tyre u divorcuan kur ishin shumë të rinj.

Dhe kjo është pikërisht arsyeja pse të dy ata po punojnë shumë për të mbajtur familjen e tyre të bashkuar.

“As Meghan dhe as Harry nuk u rritën në familje tradicionalisht të qëndrueshme dhe për ta është e rëndësishme që Archie ti shohë prindërit e tij në një lidhje dashurie të bukur,”– tha një burim.

Ndërkohë, sipas burimit Pallati është i bindur se martesa e tyre nuk do mbijetojë deri në fund.

Pas vendimit bombë të çiftit mbretëror muajin e kaluar, pallati njoftoi se Dukës dhe Dukeshës së Sussex do ti hiqen titujt e tyre mbretërorë.

Ata thanë që Princi Harry do të përmendet si Harry, Duka i Sussex, ndërsa gruaja e tij do të quhet Meghan, Dukesha e Sussex.

© Panoramaplus.al