4 Dhjetor, 2023

“Tekstin u shkrua teksa po shkonim në një varrim”- Blero tregon historinë e një prej këngëve të tij më të suksesshme


Këngëtari i njohur Blero, i cili ndodhet në Big Brother Vip Kosova, ka folur rreth këngëve të tij të cilat janë të suksesshme në tregun muzikor.

Screenshot-77-2-656x375

Ai u ka treguar dy banorëve të tjerë, Blerandos dhe Ardit se si e ka punuar këngën N.U.N.

Blero tha se tekstin e kësaj kënge e kishte punuar derisa ishte rrugës për të shkuar në një varrim.

“Ishte një kohë e vitit 2014 e krytem këngën por nuk kishim ide për tekst.

Ndodhi një rast vdekje ishim duke shkuar në varrim me mikun tim Besin me të cilin e kisha punuar muzikën, dhe për një moment më tha e shkrova tekstin e këngës dëgjoje.

Ai e kishte shkruar tekstin rrugës në telefon”, ka thënë Blero.

© Panoramaplus.al