20 Janar, 2020

“Tek Meghan gjeta dashurinë dhe lumturinë që kërkova gjithë jetën”, Princ Harry flet pas vendimit që tronditi mbretërinë: Nuk kisha zgjidhje tjetër


 

Duka i Sussex është shprehur se mori vendimin për të hequr dorë nga statusi si anëtar i familjes mbretërore  pasi nuk kishte asnjë mundësi tjetër.

Gjatë një eventi, Princi Harry tha se ai dhe Meghan shpresojnë të vazhdojnë t’i shërbejnë Mbretëreshës, por pa fondet publike.

“Për fat të keq, kjo nuk ishte e mundur,”– u shpreh ai.

Ky ishte fjalimi i tij i parë pasi çifti Harry dhe Meghan Markle morën vendimin që tronditi mbretërinë.

Princi tha se me Meghan gjeti dashurinë dhe lumturinë që kishte shpresuar për gjithë jetën time por bëri të qartë se nuk do largohet.

“Mbretëria e Bashkuar është shtëpia ime dhe një vend që unë e dua, kjo kurrë nuk do të ndryshojë,”- tha ai.

Duka shtoi se kjo ishte një shenjë nga presionet që po ndiente se duhet të largonte familjen e tij dhe të kërkonte një jetë më paqësore.

Në fillim të këtij muaji, Princi Harry dhe Meghan thanë se do hiqnin dorë nga statuset e tyre mbretërore dhe do punonin për tu bërë të pavarur financiarisht.

Të shtunën, Buckingham Palace njoftoi se nga pranvera ata do të ndalojnë së përdoruri titujt e tyre mbretërorë dhe do të tërhiqen nga detyrat mbretërore, përfshirë emërimet zyrtare ushtarake.

 

© Panoramaplus.al