Pasi kryen marrëdhënie seksuale, Limi dhe Alba kohën e lirë në “Ferma VIP” e kanë gjithmonë në dispozicion të njëri-tjetrit.

Teksa dyshja ka qenë duke shijuar disa momente relaksi në vaskë, Limi e ka rrethuar Albën me këmbët e tij, ndërsa kjo e fundit e ledhaton dhe shfaqet e veshur me rroba banje.

Gjatë kësaj kohë ata kanë bërë një bisedë për jetën në çift. Alba u shpreh se nuk dëshiron që partneri i saj ta tradhtoj teksa tha:

“Vetëm kur mendoj faktin që ai ka shkuar tek tjetra, që s’ka lidhje me të, por është duke shijuar momente me partnerin tim ssss”.

Pak ditë më parë një video qarkulloi në rrjetet sociale, ku si protagonistë ka dy konkurrentët e Ferma VIP, Alba Pollozhanin dhe Lim Hotin.

Në pamjet e publikuara dyshja shfaqen në krevat së bashku mbuluar me jorgan, nga ku aludohet se ata kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Ndonëse në pamjet e postuara në rrjetet sociale nuk dëgjohet asnjë zë, shihen qartë lëvizjet e shpeshta të tyre të cilat të japin përshtypjen se çifti po kalojnë momentet hot nën praninë e njëri tjetrit.
Pas asaj nate momente të tjera të nxehta ka pasur mes dyshesh, ata janë shfaqur duke bërë dush, duke fjetur, duke kërcyer së bashku.

© Panoramaplus.al

