Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, ku ka rrëfyer më shumë rreth jetës së saj personale dhe profesionale.

Gjatë intervistës me Romeo dhe Donald Veshaj artistja zbuloi se nuk e ka “folloë” këtë të fundit, pasi ka qenë fanse e Ilir Shaqitit të “Big Brother Vip”.
I habitur nga kjo deklaratë, Donaldi u shpreh se nuk e dinte këtë teksa tha se ia pëlqen edhe postimet në Instagram.
“Mbaje mend edhe unë do të heq ‘folloëin’ kur të hysh në Big”- u shpreh Donaldi, ndërsa Romeo e pyeti këngëtaren nëse do të kishte dëshirë që të merte pjesë në këtë reality shoë, megjithatë Samanta tha se në një moment mund t’a konsideronte si një mundësi shumë të mirë, por tani jo.
Pjesë nga intervista
Samanta Karavella: Ty të kam ‘unfolloë’ kështu që nuk do të flas sot.
Romeo: Prit, Samanta e ka Donaldin ‘unfolloë’. Donaldi se ka parë, prit.
Donaldi: Pse?
Samanta Karavella: Sepse isha me Ilirin
Donaldi: Ishe me Ilirin!? Joooo. Të betohem që nuk e dija se po ta dija përpara do të kisha përgatitur një preng. Si se dija unë more, unë i jap edhe like rrezik. Ska gjë Samanta, vathët në vesh, mbaje mend edhe unë do të heq ‘folloëin’ kur të hysh në Big.
Romeo: A do kishe dëshirë që ta provoje si eksperiencë Bigun?
Samanta Karavella: Ndoshta në të ardhme, pse jo? Është një reality shoë që të zhvesh në të gjitha drejtimet. Mund ta konsideroj një ditë, por për momentin nuk e ndiej sepse kam shumë gjëra të bukura që po punoj dhe nuk mendoj se është momenti i duhur. Prandaj po them nuk po e mbyll këtu, mund t’a konsideroj një ditë. Është padiskutim një nga reality shoë-t më të ndjekur, me vëmendjen më të madhe. Rrimë bëjmë këngë ne.
© Panoramaplus.al

