10 Janar, 2025

“Të vij në mes të Prishtinës dhe…”- Përshkallëzon debati në BBV, banori kërcënon Gjestin! Reagimi i këngëtarit


Dy banorët, Gjesti dhe Gerti kanë pasur një përplasje së fundmi me njëri-tjetrin, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Situata u përshkallëzua kur Gerti vijoi me kërcënime ndaj banorit teksa gjatë debatit ai u shpreh se mund ta ndjekë Gjestin edhe pas daljes nga shtëpia.

“Me gojën tënde të vogël mund ta hapësh si të duash, por me dorë mos më prek”, tha Gerti duke shtuar: “Dal nga formati, të vij në mes të Prishtinës, dhe t’i tregoj gjitha format…”.

Nga ana tjetër vetë këngëtari nuk reagoi njësoj ndaj konkurrentit por ruajti qetësinë.

Kujtojmë që Gjesti së fundmi është bërë pjesë e BBV, menjëherë pas eliminimit të tij nga Big Brother VIP Kosova.

© Panoramaplus.al