8 Maj, 2024

Të shtëna me armë zjarri në shtëpinë e reperit të njohur, plagoset roja i sigurisë! Ja gjendja e tij shëndetësore


Roja i sigurisë së reperit të njohur Drake është qëlluar disa herë me armë zjarri në shtëpinë e artistit.

Lajmin e kanë bërë të ditur policia e Torontos, ndërsa treguan se roja është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet në një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas tyre, të dyshuarit ishin në makinën e tyre kur qëlluan drejt rojës, përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ne jemi në kontakt me ekipin e Drake dhe ata po bashkëpunojnë”-tha policia në një deklaratë, duke mos treguar më shumë informacione në lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë që Drake prej kohësh është në konflikt me reperin Kendrick Lamar, ku shkak janë bërë diss-et që ata i bëjnë njëri-tjetrit në këngë, megjithëse nuk dihet nëse ishte këngëtari përgjegjës për atentatin apo jo.

© Panoramaplus.al