5 Qershor, 2024

“Të pandashëm”, Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kalojnë momente romantike me njëri-tjetrin! Gazetarja publikon foton duke…


Gazetarja Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi pas daljes nga shtëpia e “BBV” ku u njohën dhe u dashuruan me njëri-tjetrin po shijojnë romancën e tyre të dashurisë.

Së fundmi ish-banorja ka postuar në InstaStory një foto te dashurin e saj, duke kaluar momente romantike së bashku teksa ndodhen në makinë.

Të kapur dorë për dore teksa po udhëtonin në makinë, çifti duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.

Çifti e vazhduan romancën edhe pas daljes nga reality show, ndërsa gjatë intervistave kanë treguar se në planet e tyre është që të bëjnë një bebe së bashku.

Ndryshe nga familja e Ilnisës të cilët e pranuan lidhjen e saj me Meritonin, ajo e këtij të fundit u duk sikur ishte kundër kësaj historie dashurie.

Vëllai i Meritonit, Rinori e takoi Ilnisën në vizitën që i bënë moderatorit në shtëpi, ndërsa i ati i ish-banorit në një intervistë tha se lidhja e të birit ishte në kuadër të lojës.

Mirëpo mesa duket tashmë familja e Meritonit e kanë pranuar lidhjen e dyshes.

Ka qenë motra e moderatorit, Agnesa e cila ka treguar çdo gjë duke i bërë Ilnisës “follow” në Instagram.

© Panoramaplus.al