Dojna Mema dhe partneri i saj, Vlashent Sata, vendosën që ditën e djeshme ta kalojnë në fshat.

Gjatë kësaj kohe, dyshja ka marrë iniciativën të provojë diçka të re, siç është mjelja e dhive.

Mirëpo, Dojnës nuk i ka ecur mbarë dhe në vend të një dhie, tentoi të milte një cjap.
“Eksperienca e gjatë në fshat më bëri të mos dalloj cjapin nga dhia”, shkroi moderatorja krahas videos së postuar në Instagram.

Të njëjtën video ajo e ripostoi në Instastory dhe këtë herë, e mbishkroi me: “Të nxjerrësh qumësht nga cjapi”.

Dojna dhe Vlashenti, të cilët kanë më shumë se tre vite bashkë, tashmë publikojnë video e foto të shumta në rrjetet e tyre sociale.

Dyshja e ka çuar lidhjen në një tjetër nivel, pasi prej pak kohësh kanë nisur edhe bashkëjetesën.


