31 Korrik, 2024

Të martuar? Çfarë na kanë fshehur Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez


Cristiano Ronaldo ka ndezur thashethemet se ai dhe partnerja e tij prej shumë vitesh, Georgina Rodriguez, janë martuar.

Ylli 39-vjeçar i futbollit iu referua partneres së tij si “gruaja e tij” gjatë një video stërvitje për markën e tij të fitnesit, të cilën ai e ngarkoi në Instagramin e kompanisë më 29 korrik. Gjatë intervistës në palestrën e shtëpisë së tij, ai tregoi disa nga gjërat që bën në kohën e lirë kur nuk është duke u stervitur.

” Gjëja më e rëndësishme është se nuk është ajo që bëni, por ajo që duhet të bëni,” tha ai. “Kur nuk jam duke u stërvitur me ekipin, më pëlqen të punoj me gruan time në shtëpi, sepse unë mund ta motivoj atë dhe ajo mund të më motivoje mua”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by WHOOP (@whoop)

Në komentet e videos në Instagram, e cila ka më shumë se 529,000 pëlqime, shumë fansa pyetën nëse atleti i referohet Rodriguez si “gruaja ” e tij, sepse ata janë të martuar.

” A tha ai gruaja ime? A janë martuar fshehurazi tani?” ka shkruar njëri, ndërsa një tjetër shton: “Cristiano kur u martove, ti e quan ‘gruaja ime’.

” Ai tha ‘gruaja ime ‘,” komentoi një i tretë.Megjithatë, publicisti i atletit i tha People se nuk mund të konfirmonte nëse Ronaldo është i martuar me Rodriguez. “Për momentin, nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj që Cristiano është i martuar me Georgina. Thjesht nuk e di,” thuhet në deklaratë.

© Panoramaplus.al