8 Korrik, 2024

Të kapur për dore, Brad Pitt dhe e dashura e tij 26 vite më e vogël nuk fshihen më! Çifti bëjnë daljen e parë publike së bashku


Brad Pitt dhe e dashura e tij, Brad Pitt, kanë dalë për herë të parë publikisht së bashku. Aktori i Hollywood dhe partnerja e tij u fotografuan të kapur për dore teksa morën pjesë në Çmimin e Madh të Britanisë 2024 të dielën.brad pitt2Fotot nga gara e Formula 1 tregojnë Brad Pitt teksa ecën përkrah stilistes së bizhuterive përmes turmës në Silverstone Circuit në Northamptonshire. 60-vjeçari kishte veshur një xhaketë të verdhë dhe pantallona e bluzë të bardhë,si edhe mbante në kokë një kapele. Ndërkohë 34-vjeçarja u shfaq me një fustan të shkurtër ngjyrë blu. Dalja publike e rrallë e çiftit, erdhi dy ditë pasi Formula 1 dhe Apple Original Films shpallën titullin e filmit të ardhshëm të Pitt, “F1”. Në dramë, aktori luan rolin e Sonny Hayes, një shofer i F1 i cili detyrohet të tërhiqet pas një aksidenti të rëndë në vitet 1990. Brad Pitt,  Jerry Bruckheimer janë ndër producentët e filmit.

© Panoramaplus.al