11 Prill, 2018

“Të kam xhan përgjithmonë”, kush ia ka dhuruar 10 vitet më të lumtura të jetës Gent Zenelajt?


Ai është një aktorët dhe moderatorët më të dashur të ekranit shqiptar, por dita e sotme për Gent Zenelajn është një nga më të rëndësishmet.

Siç edhe ai zbulon, djali i tij feston sot 10-vjetorin e lindjes dhe aktori i ka dedikuar një postim mjaft special në rrjete sociale.

“Gëzuar Biri im ..sot je 10 vjeç.. dhe e them qe kanë qenë 10 vitet më të lumtura të jetës sime…Gëzuar Maçok….të kam xhan..PËRGJITHMONË”, shkruan Genti në rrjetet sociale.

Ndërkohë përveç djalit, Genti është babai edhe i një vajze.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al