22 Prill, 2022

“Të kam dashur para se të të njihja!” Eliona Pitarka publikon videon nga momenti kur zbuloi gjininë e fëmijës së parë


Aktorja e njohur, Eliona Pitarka, ka qenë gjithnjë shumë hermetike rreth jetës private. Por, tashmë duket se nuk ka çfarë të fshehë më dhe ka filluar të ndajë me ndjekësit detaje nga jeta e saj.

Kështu ditën e sotme ajo ka publikuar videon nga momenti i ashtuquajtur ‘gender reveal’ kur ka zbuluar gjininë e vajzës së saj më shumë se një vit më parë. Në një ambient të zbukuruar me tullumbaca ajo tërheq një letër që rezulton rozë duke konfirmuar se do bëhet me vajzë.

Aktorja ka mbetur me gojëhapur dhe shumë e emocionuar nga lajmi i ëmbël. “Të kam dashur para se të të njihja. 13 muaj me ty pupushe“- ka shkruar krah videos Eliona.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Pak javë më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Eliona, që nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, ka publikuar më në fund për herë të parë foto me të.

Ajo kishte zgjedhur dy fustane elegantë të ngushtë dhe jo stil princeshe. Njëri ishte me krah të gjatë teksa nxjerrte në pah dekoltenë e saj. Ndërsa i dyti ishte i shkurtër dhe i thjesht që i jepte mundësinë asaj të ndihej rehat.

Flokët i kishte bërë me onde teksa në kokë mbante një aksesor me rruaza të bardha. Po ashtu, makeup-i i saj ishte natyral dhe minimalist.

Aktorja prej vitesh po shijon një romancë me partnerin e saj identitetin e të cilit ka preferuar mos ta zbulojë duke qenë se nuk është person publik. Vitin e kaluar ata mirëpritën në jetë një vajzë, të quajtur Gala.

© Panoramaplus.al