Të gjithë sytë ishin te mbretëresha e popit në mbrëmjen më të madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy”. Bëhet fjalë për Beyonce, e cila u shfaq me një fustan të zi të gjatë dhe të hapur deri në fund të këmbës.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen krahas paraqitjes së saj, ishin vathët, të cilat kanë një vlerë të jashtëzakonshme, plot 6.8 milionë dollarë të markës “Lorraine Schwartz”.

E nëse dëshironi të keni të njëjtën pamje si këngëtarja e famshme patjetër që duhet të mendoheni mirë, sepse të jesh Beyonce kushton shtrenjtë.


