Amarda Toskën jemi mësuar të shohim gjithmonë brune.
Por moderatorja dhe biznesmenja e njohur dëshiron të bëjë një ndryshim drastik në pamje dhe për këtë u ka kërkuar mendim ndjekësve në Instagram.
Ajo postoi një foto ku ka modifikuar flokët duke i bërë bjonde me program dhe pyet fansat: Të guxoj?
Ndërsa në një imazh të dytë ku është brune shtoi: “Si thoni?”
Nuk dihet ende se cili ka qenë mendimi i fansave të saj dhe nëse Ami do të marrë vendimin për të eksperimentuar me look-un.







