4 Tetor, 2023

“Të godasin aty ku të dhemb më shumë”/ Konkurrentja e “Për’Puthen” shpërthen në lot në emision: Më kanë kërcënuar mua dhe vajzën time


Kokurrentja e “Për’Puthen”, Enisa gjatë takimit me konkurrentin tjetër Herisonin, tha se ka një sekret që nuk donte ta bënte publik. Teksa tha se sekreti “Është një bekim”, Herisoni  hodhi dyshimet se ajo ishte nënë e një fëmije.

Por duket se kjo gjë nuk është pritur mirë nga publiku.

Por gjatë puntatës së djeshme, Enisa shpërtheu në lot në studio dhe arsyeja ishin kërcënimet që ka marrë në rrjetet sociale dhe në numrin e saj të celularit

Gjithashtu ajo zbuloi se është nënë e një vajze katër vjeçe dhe është e lënduar nga ofendimet dhe kërcënimet që ka marrë.

Para dy ditësh, mora vesh se një familjar imi kishte kontaktuar me faqe të tjerë për të shpërndarë kërcënime për mua dhe fëmijën tim. E kam rritur me gjithë sakrifica vetëm. Ky ka qenë shkaku që unë nuk kam dashur kurrë ta përmend fëmijën. Jo se njerëzit nuk e dinë. Unë jam shumë krenare për të. Për atë kam jetuar deri më sot. Por të mos kisha atë, sot mund të isha nën dhe. Ajo është arsyeja pse unë do të eci përpara, pavarësisht fjalëve që njerëzit thonë. Njerëz që nuk ta thonë kurrë një fjalë të mirë, dinë vetëm të të ulin, të të bullizojnë, të të prekin aty ku të dhemb më shumë. Po si mund të preket një nënë te fëmija?!”- tha konkurentja.

© Panoramaplus.al