9 Mars, 2025

Të gjithë presin ta shikojnë me partnerin, por Beniada Nishanin e shoqëron vetëm…! Fotot nga paparazzi të modeles në rrugët e Tiranës


Është e pamundur mos ta pëlqesh Beniada Nishanin, jo për shkak të karakterit solar që moderatorja ka. Që pas eksperiencës së saj, ajo i ka hyrë televizionit dhe aktualisht është drejtuese e formatit të pasdites në RTSH.

benida nishani 12

Por si një nga vajzat edhe më sensuale të showbizzit, është e pashmangshme, që mos të tërheq vëmendjen në çdo dalje të saj. Qoftë edhe në një ditë të zakonshme, si kjo ku edhe janë shkrepur fotot. Krejt e veshur me të zeza, me vëmendjen tek telefoni i saj, Beniada është fotografuar teksa nxiton hapat për të vijuar me angazhimet e saj.

benida nishani

Që nga ndarja e fundit, moderatoren e kemi parë gjithnjë të vetme, duke u fokusuar tek karriera, për të mënjanuar disi jetën private. Pas ndarjes nga Blerti Hajdari, të gjithë janë duke parë që ta shikojmë Beniadën në shoqërinë e ndonjë mashkulli, por modelja këtë herë ka zgjedhur të shoqërohet vetëm nga telefoni i saj.

benida nishani 1

“Mendoj që dashuria është gjëja më e bukur që një person mund të ketë. Jam shumë e lumtur tani, nuk kam qenë asnjëherë kaq e lumtur. Jam shumë me fat”.

Beniada u tregua e rezervuar për të zbuluar partnerin, por thekson se “kam gjetur një person që ma kupton karakterin edhe kur nuk flas”.

benida nishani 3benida nishani 2benida nishani 4

© Panoramaplus.al