11 Janar, 2020

“Të gjithë lakmitarë për lekë, famë e …” Ledri Vula vijon mesazhet koduese, bën parashikimin e së ardhmes


Të gjithë po pyesin se çfarë po ndodh me Ledri Vulën. Këngëtari pasi fshiu të gjitha fotot nga Instagram vijon me mesazhet koduese.

ledri-vula4

Pasi ai publikoi një status ku shkruante se në rrjetet sociale njerëzit tregojnë të kundërtën e asaj që vuajnë, në një tjetër Ledri bën parashikimin e së ardhmes.

Këngëtari thotë se në vitin 2030 nuk do ketë më asnjë doktor por vetëm modelë e fashionista.

Ndërsa shton se të gjithë janë bërë lakmitarë për të pasur famë, followersa e lekë.

ledri-vula1

Në një tjetër status ai shkruan asnjë nuk shikon punë e vet psi nuk janë në punë.

ledri-vula

Theksojmë se Ledri nuk ka dhënë ende një sqarim mbi statuset e tij, që i bën gjatë kohës që është me pushime në Maldive me këngëtarin Ermal Fejzullahun dhe familjen e tij.

Ka shumë thashetheme se këto janë vargjet e këngës së tij të re, por neve na mbetet vetëm të shohim se çfarë po përgatit Ledri Vula.

ledri-vula3

© Panoramaplus.al