Floriana Garo prej kohësh i është larguar ekranit shqiptar teksa jetesën e ka shpërngulur në Gjenevë, aty ku ndodhet edhe i fejuari i saj Enisi.

Por pavarësisht kësaj ajo nuk qëndron larg realitetit shqiptar dhe këtë e kemi parë jo vetëm me udhëtime të shpeshta të sajat drejt Shqipërisë, por edhe me postimet që tregojnë që ndjek aktualitetin e zhvillimet këtu. Ajo kishte postuar disa orë më parë një fotografi ku uronte Shqipërinë për festën e Pavarësisë. Pas kësaj ajo ka postuar edhe një foto tjetër që tregon se moderatorja ka një festë të dyfishtë pasi babai i saj feston sot ditëlindjen.
“Gëzuar ditëlindjen për babain tim! Gjithmonë inspirim, ai më bën të ndihem krenare që jam e bija”, shkruan Floriana në foton në krahë të atit.

© Panoramaplus.al

