9 Dhjetor, 2023

Të gjithë e njihnim si Will Smith, por ja si është emri i vërtetë i aktorit të njohur


Përgjatë gjithë këtyre viteve të gjithë fansat e tij e njihnim si Will Smith, por emri i vërtetë i aktorit dhe reperit të njohur nuk është ai.

hollywood, california march 27 will smith accepts the actor in a leading role award for ‘king richard’ onstage during the 94th annual academy awards at dolby theatre on march 27, 2022 in hollywood, california photo by neilson barnardgetty images

Lajmin e ka bërë të ditur vetë bashkëshortja e tij, Jada përmes një urimi emocionues në në ditën e lindjes së reperit, ndërsa zbuloi se emri i vërtetë i tij është Willard.

“Jam shumë e lumtur që je lindur në këtë ditë. Pa ty nuk do të kisha përjetuar gëzimin më të madh të jetës sime…dashurinë e familjes sonë. Në këtë detyrë hyjnore që kemi zgjedhur të ecim së bashku, jam mirënjohëse për burimet e të qeshurit përgjatë shtigjeve të lotëve që kemi ndarë”, ka shkruar ajo krahas një fotografie me dy fëmijët e tyre Willow, Jaden dhe djalin e bashkëshortit të saj nga lidhja e mëparshme, Trey.

Will Smith’s Family Guide: See the Star’s Children and Their Mothers

Ndërsa fansat të habitur nga emri i reperit, kanë komentuar menjëherë duke treguar se as ata nuk e dinin emrin e vërtetë të idhullit të tyre.

© Panoramaplus.al