12 Janar, 2021

“Të gjitha shenjat tregojnë për divorc”- Kim Kardashian po përpiqet të ecë përpara: Marrëdhënia me Kanye West nuk po funksionon


Kim Kardashian po përpiqet të ecë përpara mes thashethemeve se është duke u divorcuar nga babai i katër fëmijëve të saj, Kanye West.

Sipas burimeve për ET, 40-vjeçarja po përqëndrohet në vitin e ri.

“Kim po përqëndrohet në vitin e ri dhe shumë gjëra të mahnitshme po vijnë drejt saj. Kim a provuar gjithçka që mundet për t’i bërë gjërat të funksionojnë me Kanye por nuk po funksionon. Ajo e ka mbajtur marrëdhënien me shpresën e një ndryshimi dhe për hir të fëmijëve, por të gjitha shenjat tregojnë për divorc,”- tha burimi.

Kim dhe Kanye po ‘punojnë’ për të shpëtuar martesën e tyre mes thashethemeve se po shkojnë drejt divorcit.

Megjithatë, sjellja e reperit është kthyer në problem për marrëdhënien e tyre.

/Panoramaplus.al 

© Panoramaplus.al