I ka zgjatur dorën për të bërë karrierë të shpejtë në Partinë Demokratike dhe në qeveritë e tij, si dhe ka dhënë bekimin për të qenë ai kryetar i kësaj partie, pas dorëheqjes në vitin 2013. E megjithatë, zoti Berisha nuk ka ngurruar ta kritikojë pasardhësin e tij për mënyrën se si ai bëri listat e kandidatëve për deputetë dhe njerëzit që mbajti pranë vetes.

Por ama është në vijë të parë në çdo aksion opozitar, ashtu siç ishte edhe të shtunën e kaluar ku opozita e bash-kuar thirri një protestë në shesh. Siç duket nga fotot e paparazzit tonë, Berisha ka qenë afër podiumit dhe ka ndjekur me vëmendje fjalimin e Bashës.

Në fillim është ndjerë pak i bezdisur nga dielli që kishte për-ballë dhe mbante diçka në dorë, që i shërbente si strehë. Më pas duket që fjalimi i ka pëlqyer, pasi e ndjek me vëmendje dhe herë përshëndet mbështetësit e herë bie në mendime.


© Panoramaplus.al

