Sot partneri i Klea Hutës, producenti Elgit Doda feston ditëlindjen.

Me këtë rast të veçantë, moderatorja dhe këngëtarja e njohur për publikun, ka ndarë në rrjete sociale urimin që i bëri bashkëshortit.

Huta publikoi në Instastory një video të shkurtër, ku shfaqet pranë Dodës, krahas së cilës shkruante:

“Gëzuar ditëlindjen prodstar! Unë dhe Kridi të duam më shumë se jetën tonë! Zoti na bekoftë!”

Aktorja dhe këngëtari janë kthyer në një ndër çiftet më të pëlqyer të showbizz-it shqiptar.
Romanca e tyre nisi katër vite më parë, por dyshja u martua vitin e kaluar.

Ndërsa një vit më parë, Klea dhe Elgiti u bënë prindër për herë të parë, teksa mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Krid.


